
Të organizuar familjarisht apo në grupe shoqërore, në kryeqytet por dhe qytete të tjera të vendit, 8 marsi u festua gjerësisht në të gjithë Shqipërinë.
Kujtim Dervishi-Shoqata e bareve dhe restoranteve: Janë festuar në mjaft restorante qoftë në qytetin e Tiranës por dhe në rrethinat e saj ka qene e larmishme festa e djeshme e mësuesit por dhe 8 marsi sot festohet në këtë larmi edhe nga koha e fundjava.
Fillon te tradicionalet antipasta dhe pjata personale e çdo personi përfshirë dhe pijet duke filluar nga produkti shqiptar për ta promovuar. Sipas informacioneve Korça ka larmi edhe Shkodra për këto festa dhe ne kemi informacione që ka shumë kërkesa për të festuar sidomos jugu i Shqipërisë.
Për të festuar por edhe me çmime më të kripura se një vit më parë.
“Fillon nga 1800 lekë të reja deri ne 3000 lekë personi besoj që janë të përballueshme si çmime.
Por nga ana tjetër të pakta kanë qenë udhëtimet jashtë vendit në këto ditë festash”, tha Dervishi.
Elvis Kukeli-agjent turistik: Këtë vit favori ngaqë ishte fundjavë ka pasur rezervime por më pak se vjet. Duke qenë se shqiptarët janë më të lirë për të udhëtuar për shkak të biletave të lira dhe udhëtojnë gjithmonë, sikur në festa është zvogëluar ky interes por prapë ka interes.
Një paketë turistike jashtë vendit këtë vit ishte edhe më e lirë sipas agjentëve turistik, e cila mesatarisht arrinte nga 100 euro- 300 euro personi.
“Përfshihen bileta avioni, hotel, transferta dhe guida shqiptare. Më shumë këto shtete që kemi fqinjët tonë, Mal i Zi, Kosovë dhe në Europë kemi ture të organizuara nga Barcelona, avenecia Verona, Roma Firence, Paris, Vjenë, Pragë”.
8 marsi njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën. Ndonëse në disa vende e përkujtojnë me protesta, në Shqipëri kjo ditë edhe këtë vit vijon të festohet në mënyra të ndryshme.
Top Channel