Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Administrata Trump do të shkurtojë kontratat dhe grantet në vlerë prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbisë, duke e akuzuar institucionin për antisemitizëm dhe dështim në mbrojtjen e studentëve hebrenj.
Sekretarja e Arsimit Linda McMahon njoftoi se “universitetet duhet të respektojnë të gjitha ligjet federale kundër diskriminimit nëse duan të marrin fonde federale. Kolumbia e ka braktisur këtë detyrë ndaj studentëve hebrenj që studiojnë në kampusin e saj.”
Referenca ka të bëjë me protestat pro Gazës që vitin e kaluar shënuan sezonin shkollor në kampusin e universitetit liberal të Nju Jorkut dhe janë ndër më të famshmet në botë, dhe që panë marshime dhe pushtime në shumë kolegje dhe universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Një zëdhënës i Kolumbisë tha se shkolla po rishikon masat dhe është zotuar “të punojë me qeverinë federale për të rivendosur fondet federale të Kolumbisë”, duke shtuar se shkolla “është e përkushtuar për të luftuar antisemitizmin dhe për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e studentëve, fakultetit dhe stafit tonë”, shkruan Ëall Street Journal .
Gjithashtu sot, siç u kërcënua nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Departamenti Amerikan i Shtetit hoqi vizën e studentit të parë të huaj të përfshirë në protestat pro-Gazës pranverën e kaluar. Studenti, emri dhe përkatësia universitare e të cilit nuk u zbulua, është lidhur me “trazirat pro-Hamasit”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se individi (“i huaj”, në terminologjinë e ringjallur nga Donald Trump) do të dëbohet nga vendi nga Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave.
Top Channel