Postimet pro-palestineze në mediat sociale, Inteligjenca Artificiale “fundos” studentët e huaj! Departamenti Amerikan i Shtetit planifikon…

07/03/2025 09:23

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar prova për studentët e huaj, që studiojnë në SHBA, të cilët shprehin mbështetje për palestinezët.

Mediat amerikane shkruajnë se sipas tyre ato postime janë “pro-Hamas”, teksa AI do të bëjë një kontroll për përhapjen e tyre në rrjet. Atyre mund t’u hiqet viza.

“Përpjekja, e cila përfshin rishikimet e dhjetëra mijëra llogarive të mediave sociale të mbajtësve të vizave studentore, të ndihmuara nga AI, shënon një përshkallëzim dramatik në policimin e qeverisë amerikane për sjelljen dhe fjalimin e shtetasve të huaj. Shqyrtimet e llogarive të mediave sociale po kërkojnë veçanërisht prova të simpative të dyshuara terroriste të shprehura pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023”, shkroi korrespondenti i Axios, Marc Caputo.

Ndër aspektet më alarmante të planit është fakti se përkufizimi i mbështetjes për Hamasin mund të jetë aq i gjerë sa që përfshin çdo mbështetje për “intifada”, e cila është një fjalë arabe e përdorur nga palestinezët për të përshkruar kryengritjet kundër pushtimeve 58-vjeçare izraelite të Bregut Perëndimor, Jerusalemit Lindor dhe Gazës, duke përfshirë protesta jo të dhunshme dhe të armatosur.

Kur ishte senator, Marco Rubio, sekretari aktual i shtetit, në mënyrë të përsëritur i barazonte të gjitha thirrjet për “intifada” me mbështetjen për terrorizmin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta