Luftime të ashpra në Siri, rebelët që rrëzuan Assadin ekzekutojnë 136 besnikë të ish-presidentit

07/03/2025 22:58

136 civilë, anëtarë të sektit alawite, janë “ekzekutuar” nga forcat siriane të sigurisë në veriperëndim të Sirisë, ku një operacion i madh është duke u zhvilluar kundër luftëtarëve besnikë të ish-presidentit Bashar al-Assad.

Përleshjet, më të rëndat që nga përmbysja dhe ikja e Asadit në dhjetor, kanë vrarë 231 njerëz në dy ditë, sipas bilancit të fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Lëvizja është e ndaluar në Latakia dhe Tartus deri të shtunën.

Kujtojmë se sekti alawite, ishin shërbëtorët besnikë të diktatorit sirian. Baza e tyre ndodhej në qytetin nga ku kishte prejardhjen Bashar al-Assad.

Diktatori u rrëzua nga pushteti në fund të vitit të kaluar pas dekadash qeverisje të përgjakshme nga rebelët sirianë që morën Damaskun në më pak se 1 javë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta