Falsifikonin ID, pasaporta e leje qëndrimi, arrestohen dy persona me urdhër të Prokurorisë Elbasan

07/03/2025 09:53

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë arrestuar dy persona që falsifikonin ID, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Dh.P. dhe A.L.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatë kërkesat për vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan shtetasit Dh.P. dhe A.L. të dyshuar për veprat penale të
“Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 192 i K.Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.1525, viti 2024, ndjekur me metoda speciale hetimi (vëzhgime ambjentale dhe veprime simuluese), pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Dh.P. dhe A.L., në bashkëpunin me njëri-tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumentave të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.). Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.

Në kuadër të veprimit simulues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan ka sekuestruar dokumentat e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive).

Ndërsa nga kontrolli i banesave të personave nën hetim u sekuestruan pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumentave të falsifikuar.

Prokuroria Elbasan ka depozituar në Gjykate kërkesat për vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta