
Është mbyllur java e 28-të e Kategorisë Superiore, me tre sfidat e fundit që u zhvilluan këtë të enjten.
Bylisi ka arritur një fitore të rëndësishme për t’iu larguar disi zonës së rënies. Ballshiotët mundën në shtëpi Teutën me rezultatin 1-0, me durrsakët që zhyten në vendin e parafundit në renditje.
Tirana ka arritur një fitore tepër të rëndësishme pas dy humbjesh radhazi. Bardheblutë triumfuan me një fitore 4-1 përballë Laçit, teksa lufta për kryeqytetasit vazhdon, duke u ngjitur në vendin e 8-të, e cila “përkthehet” në play-out.
AF Elbasani ka hedhur një hap të gabuar për t’u afruar me Partizanin e vendit të katërt, duke barazuar pa gola me Skënderbeun e vendit të fundit, me korçarët që luajtën një pjesë loje me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Dwumfour në minutën e 57’, ndërsa Musta gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 77’.
REZULTATET:
BYLIS 1-0 TEUTA
Malomo 54’
TIRANA 4-1 LAÇI
Kola 6’, Jarmouni 54’, Ernest 75’, Ndreca 88’ / Traore 12’
AF ELBASANI 0-0 SKËNDERBEU
RENDITJA:
Top Channel