Qarkullonte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine, arrestohet autori

06/03/2025 11:15

Arrestohet një person, i cili dyshohet se qarkullonte me taksi të ndryshme për të shpërndarë doza heroine.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e shtetasit me iniciale F.K., policia gjeti dhe sekuestroi doza heroine (me peshë totale 50 gr), 50 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan në rrugën e Kavajës, taksinë ku ishte pasagjer shtetasi F. K., banues në Tiranë. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike. Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta