“Pse Trump do të bëhet babysitter i Europës gjithë kohës?!”, analistët përplasen në Top Story: Pas sherrit doli që Ukraina nuk është viktimë, por…

06/03/2025 10:58

Analistët Artur Zheji dhe Fitim Zekthi janë përplasur në studion e emisionit Top Story në Top Channel.

Zheji tha se presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të jetë babysitter i Europës gjithë kohës, gjë që u kundërshtua nga Zekthi.

Zheji: Bëre një analizë demonizueze, sepse nuk vure fakte, ka ndryshuar profili i botës, tjetër punë jemi, s’jemi ne dakord.

Zekthi: Ka ndryshuar, por nuk mund ta ndryshojë SHBA këtë

Zheji: Pse do të bëhet babysitter i Europës gjithë kohës?

Zekthi: Është SHBA lideri i rendit global

Zheji: Kur iu mbetet ndonjë luftë në dorë, xhandari amerikan

Zekthi: Trump po përmbys të gjithë narrativën deri tani. Trump i thotë Gazës ik nga Gaza dhe i thotë Ukrainës dorëzohu. Me atë që ndodhi me Zelenskyn aty doli që viktima nuk është Ukraina, por problemi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta