
Gripi i shpendëve H5N1 nuk prek vetëm shpendët por edhe njerëzit, për këtë arsye stabilimentet e pularive duhet të marrin masa të larta biosiguriri për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, i cili në USA mori dhe dy jetë njerëzish.
“Gripi H5N1 është një nga llojet e gripeve që ka potencialin më të madh që mund të preki njerëzit. Por në kontinetin europian nuk kemi asnjë të infektuar, kjo do të thotë që gjasat q ëtë infektohesh janë të pakta“-shprehet Kujtim Mersini, mjek veterinar.
Ky grip shpendësh prej katër ditësh tashme ka prekur edhe pularitë e vendit, të cilave u kanë shkaktuar jo pak dëme ekonomike.
Ministria e Bujqësisë duhet të kujdeset që të asgjësojë jo vetëm pulat e infektuara me H5N1 , por edhe vezët. Për të qenë sa më të sigurtë përvec intitucioneve edhe konsumatori duhet të marë masa për të parandaluar infektimin.
“Por rreziku minimizohet në mënyrën se si gatuhet pra që do të thotë kushte të mira higjenike dhe trajtimi termike pra përgatitja me temperatura të larta që do bëjë asgjësimin e viruseve. “
Rastet e lopëve të infektuara me grip shpëndësh në USA, tregojnë që shtami H5N1 ka pontecial të transmetohet nga shpendët tek gjitarët, mjeku veterinar Kujtim Mersini thonë nëse stallat e vendit tonë do të prekeshin nga ky kjo do të ishte fatale për ekonominë blegtoriale.
“Është monitorimi dhe survercja e përforcuar veterinare në sensin e stabilimenteve të gjedhit, derrit sepse derri shërben si një vend që viruset përzihen dhe bëhet më pas dhe shpërndarja e gripimit. Pra nuk duhet të monitorojmë vetëm shpendët, por edhe gjitarët që të bëjmë të mundur parandalimin e infekitmi nga shpendët tek gjitarët. “
Gripi i shpendëve në vendin tonë afërsisht ka 5 muaj që është shfaqur, si fillim u prekën shpendët e egër, ato të oborrit e tashme edhe në pulari.
Top Channel