
Neymar duket se është “ringjallur” që pas kalimit të tij te Santos vetëm pak kohë më parë, pasi ndërpreu kontratën me Al Hilal.
Në katër ndeshjet e fundit, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asiste, gjë që i ka mundësuar atij një vend në kombëtaren e Brazilit për dy sfidat e radhës me Kolumbinë dhe Argjentinën, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.
Ky është një rikthim i madh për Neymar në ekipin e parë të Brazilit, pas një viti e gjysmë mungesë, kur për herë të fundit kishte luajtur kundër Uruguait në tetor të vitit 2023.
Tashmë Neymar është gati për të thyer një tjetër rekord me Brazilin, atë të më shumë paraqitjeve me kombëtaren, i cili mbahet nga Cafu, 142 paraqitje, ndërsa 33-vjeçari numëron 12 më pak.
Top Channel