
Interi ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave në Champions, duke mposhtur me rezultatin 0-2 Feyenoordin.
Skuadra holandeze, që në raundin e kaluar eliminoi Milanin, nuk arriti dot të përsëriste të njëjtin sukses me skuadrën tjetër nga Milano.
Takimi nisi i luftuar nga të dyja palët, me Inzaghin që kishte hedhur titullar mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani. Ishte pikërisht ky i fundit, që në minutën e 38’, nisi një aksion që u finalizua më vonë nga Thuram.
Pjesa e dytë nisi me gol, kur Lautaro arriti të dyfishonte shifrat për zikaltrit, në minutën e 50’, ndërsa Zielinski gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit për të shkuar në 0-3.
Kështu Interi hedh një hap të rëndësishëm për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Feyenoord duet të shpresojë te një mrekulli pas një jave në “San Siro”.
REZULTATI:
FEYENOORD 0-2 INTER
Thuram 38’, Lautaro 50’
GOLI I THURAM (VIDEO)
GOLI I LAUTAROS (VIDEO)
Top Channel