Telashet nuk kanë fund për vëllezërit Tate, Florida hap hetim penal ndaj tyre

05/03/2025 09:33

Florida ka nisur një hetim penal ndaj influencuesve britaniko-amerikanë Andrew dhe Tristan Tate, të cilët fluturuan në shtet javën e kaluar nga Rumania, ku përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Prokurori i Përgjithshëm i Floridës tha se janë lëshuar urdhra kërkimi dhe fletëthirrje si pjesë e një hetimi.

Në SHBA, vëllezërit përballen gjithashtu me një padi nga një grua që pretendon se është abuzuar seksualisht.

Andrew, 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, përballen me akuza edhe në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Ata u arrestuan për herë të parë në Rumani në dhjetor 2022, të akuzuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Ata të dy i mohuan akuzat dhe kaluan disa muaj në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, në gusht 2024, ata u përballën me akuza të reja, duke përfshirë marrëdhënie me një të mitur dhe trafikim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta