
Ndahet nga jeta Bruno Pizzul, komentatori historik sportiv italian, i cili për pak ditë do të festonte 87-vjetorin e lindjes.
I lindur në Udine më 8 mars 1938, ai e nisi punën në Rai që nga viti 1969 dhe që nga Kupa e Botës 1986 ai u bë zëri i kombëtares italiane të futbollit dhe komentator i ndeshjeve të paharrueshme të “Azzurrëve”.
Ndeshja e fundit e komentuar ishte Itali-Slloveni në gusht 2002.
Bruno Pizzul, zë një vend të veçantë: jo si një futbollist, jo si një trajner, por një si një rrëfimtar. Zëri që për mbi 30 vjet ka shoqëruar miliona italianë të dielave pasdite, në mbrëmjet e kupave dhe në netët magjike të Botërorit. Me timbrin e pagabueshëm, qetësinë e tij dhe një kompetencë të pazakontë, Pizzul ishte shumë më tepër se një komentues: ai ishte këngëtari i një epoke të artë të futbollit vendas. Ai ishte “këngëtari” i një epoke të artë të futbollit italian.
Pizzul është një zë shumë i dashur edhe për shumë shqiptarë që janë fansa të hershëm të futbollit italian.
Top Channel