
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar se finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë një Half-Time Show, të stilit të NFL Super Bowl.
Edicioni i 23-të i turneut, i cili do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, fillon të enjten e 11 qershorit 2026, përpara se të përfundojë me finalen të dielën e 19 korrikut 2026 në stadiumin MetLife në Nju Xhersi.
Gjysmat në sezonin e rregullt të NFL zakonisht zgjasin rreth 15 minuta, por ato zgjaten deri në 30 minuta në Super Bowl për të akomoduar spektaklin e Half-Time Show.
Në një postim në Instagram, presidenti i FIFA-s Infantino shkroi: “Mund të konfirmoj Half-Time Show-n e parë në një finale të Kupës së Botës FIFA në New Jersey.
“Ky do të jetë një moment historik për Kupën e Botës dhe një shfaqje që i përshtatet ngjarjes më të madhe sportive në botë.”
Shefi i FIFA-s tha se ai do të punojë së bashku me anëtarët kryesorë të Coldplay si këngëtari lider Chris Martin për të finalizuar formacionin e shfaqjes, duke konfirmuar gjithashtu planet për ta bërë Kupën e Botës të spikatur në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel