Kosovë-Shqipëri, radhë në kufi/ Rikthehen kontrollet, as puna me 8 sportele nuk mjafton për të përballuar fluksin

05/03/2025 19:56

Nga data 1 mars kanë hyrë në fuqi kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Morinë, nga të dyja anët e kufirit vërehen radhë, veçanërisht në orët e paradites në palën kosovare, ndërsa mesdita e mbrëmja shënon radhë në hyrje të pikës tonë.

Drejtuesit e automjeteve nga të dyja anët e kufirit kërkojnë që mos të zbatohet kontrolli i dokumenteve, por të procedohet me marrëveshjen e lëvizjes së lirë.

Ndërsa pritjet janë më të gjata për drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duke arritur në dy orë.

Në të dyja  anët e kufirit po punohet me tetë sportele, por fluksi i lartë i lëvizjes nuk e shmangë krijimin e radhëve në kufi.

Marrëveshja e lirë mes dy vendeve hyri në fuqi në fund të muajit maj të vitit të kaluar, ku parashikonte se shtetasit e Kosovës e Shqipërisë të lëviznin lirshëm në kufi, duke shmangur radhët kufitare.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta