Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i vendit deri në fund të 2017, ka hequr dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë dhe për pasojë nga beteja me SPAK.

Si një i dënuar me dy vite burg, pesë vite heqje e të drejtës për të mbajtur funksione publike ish-kryeprokurori e ka dorëzuar kërkesën përmes avokatit mbrojtës, teksa vazhdon të jetë në kërkim.

Kjo heqje dorë nga rekursi vjen pikërisht në kohën kur Gjykata e Lartë ka shpallur datën e gjyqit katër vjet nga dënimi i Adriatik Llallës, por edhe me shumë mundësi edhe afrimit drejt afatit të parashkrimit të dënimit. Gjykata e Lartë ka bërë publike se dita e gjyqit do të jetë në 25 mars dhe ka si relator gjyqtarin e lartë Ilir Panda. Por me dorëzimin e heqjes dorë nga rekursi pritet që gjykata të gjendet pa objekt dhe pa çështje për të shqyrtuar.

Ish funksionari i lartë i drejtësisë u gjet fajtor për fshehje pasurie.

Pasuritë e konfiskuara janë 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartament  në Durrës që është kthyer në qendër arti për të rinjtë. Përballë akuzës së mos deklarimit në pasurisë në tre raste, mbrojtja e ish prokurorit të përgjithshëm ka këmbëngulur se Llalla nuk ka fshehur asgjë dhe se shpenzimet e Gjermanisë kishte harruar t’i deklaronte për shkak të një gabimi njerëzor.

Më herët llallës i është refuzuar edhe një rekurs tjetër për afatet e gjykimit.

Ky vendim është shpallur në datën 18 shkurt 2025. Gjykata e lartë kujton se ankimi ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak që certifikoi akuzat e SPAK kundër ish prokurorit të përgjithshëm është i pabazuar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta