Gafë e Zelenskit apo kurth i Trump në SHBA? Zheji flet për përplasjen: Oqeani ishte “vijë e kuqe”

05/03/2025 22:58

Për analistin Artur Zheji përplasja e fortë mes Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar që bëri bujë, ka vetëm dy teza.

Në studion e “Top Story”, ai u shpreh se e para mund të jetë një kurth që DJ Vance dhe Trump i kanë ngritur Zelenskyt, ose ky i fundit nuk e ka ditur peshën e fjalëve të tij para kamerës.

Zheji: Për atë bisedë të ditës së premtes së kaluar, ka dy teza. Teza e parë që zv.presidenti Vance dhe Trump e ftuan Zelenskyn dhje e futën atë në kurth. Gjithë ai show nuk u bë për Zelenksu por për publikun amerikan ‘America great again’, sa të fuqishëm jemi ne.

Teza tjetër ishte Zelensky që nuk kuptoi çfarë duhet të thoshte publikisht. T’i thuash Donald Trumpit para kamerave element pasigurie…gjithë strategjia e tij është ne kemi çdo gjë nën kontroll. Do vendosim prestigjin amerikan jemi më të fortët dhe nuk ka gjë që na tremb. Kur ai përmendi oqeanin që e mbron Amerikën nga Rusia dhe donte t’i thoshte ne po përballojmë Rusinë..po thoshte vazhdimësinë e administratës Biden. Biden u thoshte të rezistojnë. Ai i tha do kesh krah e armë dhe rezisto. Zelensky nuk e kishte kuptuar sa duhet që ka ndryshuar gjithçka, jo vetëm fasada. Kjo është sa i përket bisedës.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta