 “Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë po merr formë dita-ditës”, Balluku publikon pamje nga punimet: Nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik janë ndërtuar
																		
					
					
					
						“Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë po merr formë dita-ditës”, Balluku publikon pamje nga punimet: Nënkalimi i hekurudhës dhe mbikalimi automobilistik janë ndërtuar						 31/10 11:55
					
				 
								
			Sulmuesi i talentuar shqiptar, Rocco Vata, ka marrë ftesën për të luajtur me ekipin e parë të Irlandës në play off-et e Ligës së Kombeve.
Kjo gjë i ka shuar shanset e tij për të veshur fanellën kuqezi, me 19-vjeçarin që nuk ka marrë kurrë asnjë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sipas asaj që ka bërë me dije babai i tij, ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata.
Sulmuesi ka bërë mjaft mirë këtë sezon me Watford në Angli, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, gjë që ka rënë në sy te drejtuesit e Federatës Irlandeze, të cilët e ftuan menjëherë.
Irlanda do të luajë dy takimet e radhës për play off-et e Ligës së Kombeve me Bullgarinë, më 20 mars në transfertë dhe tre ditë më vonë në shtëpi.

Top Channel