
Liga e Kampionëve ka mbyllur ndeshjet e vajtjes në fazën e 1/16-ave, me tre sfida spektakolare që u luajtën mbrëmjen e së mërkurës.
Në Paris, PSG-ja priti Liverpoolin. Kampionët e Francës arritën të dominonin në lojë të besuarit e Slot, por, në fund ata që festuan ishin anglezët, të cilët morën fitoren me vetëm një gjuajtje në portë në minutën e 87’, falë të sapofuturit Elliot. Kështu Liverpool do ta ketë më të lehtë në sfidën e kthimit në “Anfield”, aty ku Luis Enrique duhet të përgatisë skuadrën e tij për një përmbysje të madhe.
Barcelona nuk e kishte të lehtë përballë Benficës në Lisbonë, e cila pjesën më të madhe të lojës e zhvilloi me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Cubarsit. Gjithsesi, të besuarit e Flick arritën ta menaxhonin mirë sfidën dhe të fitonin falë një goli të Raphinhas.
Në Mynih, Bayerni nuk pati probleme përballë Leverkusenit në një derbi gjerman. Ekipi i Kompany dominoi takimin, duke triumfuar 3-0 falë golave të Kane dhe Musialës, teksa kanë hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinales, ndërsa të besuarit e Alonsos nga ana tjetër, duhet të shpresojnë te një mrekulli javën e ardhshme në shtëpinë e tyre.
REZULTATET:
PSG 0-1 LIVERPOOL
Elliot 87’
BENFICA 0-1 BARCELONA
Raphinha 61’
BAYERN M. 3-0 BAYER LEVERKUSEN
Kane 9’, (P) 75’, Musiala 54’
Top Channel