“Armiku po reziston, nuk është mundur ende”, ish-presidenti rus: Rusia ka për detyrë t’i shkaktojë humbjen maksimale Ukrainës

05/03/2025 11:10

Shqetësimi kryesor i Rusisë mbetet që të shkaktojë “humbjen maksimale” ndaj Ukrainës, deklaroi ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

“Rusia po përparon. Armiku po reziston dhe nuk është mundur ende. Shkaktimi i disfatës më të madhe të mundshme ndaj armikut në terren mbetet detyra jonë kryesore sot,” tha Medvedev, i cili është nënkryetar i  Këshillit të Sigurimit të  Rusisë .

Medvedev tha se pret që Shtetet e Bashkuara të rifillojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, të cilën e pezulluan të hënën, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet me Uashingtonin.

Kujtojmë se këtë javë presidenti amerikan Donald Trump njoftoi ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta