Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve! PD shkon në zgjedhje me PL dhe 24 parti të tjera
04/03/2025 16:32
Pas mbarimit të afatit ligjor, KQZ procesoi me regjistrimin e subjekteve.
Numrin më të madh të partive e ka koalicioni PA-Aleanca për Shqipërinë Madhështore të kryesuar nga Sali Berisha me 26 të tilla, ndjekur nga koalicioni “Nisma – Shqipëria Behet” me tre parti dhe drejtuar nga Adriatik Lapaj; dhe “Djathtas për zhvillim” me dy parti drejtuar nga Dashamir Shehi.
Pas regjistrimit të koalicioneve afati i radhës është ai për regjistrimin e kandidateve për deputet ku afati për dorëzimin e listave shume emërore skadon në 12 mars.
Top Channel