
Aston Villa ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të raundit 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, duke triufmuar 1-3 përballë Club Brugge.
Sfida e luajtur në “Jan Breydel Stadion” nisi mjaft mirë për të besuarit e Unai Emery, të cilët kaluan në avantazh me anë të Bailey që në minutën e 3’, por pas vetëm nëntë minutash belgët rikthyen baraspeshën me De Cuyper.
10 minutat e fundit ishin ato që i siguruan fitoren ekipit nga Birminghami, të cilët kaluan për herë të dytë në avantazh me anë të një autogoli të Mechele në të 82’ dhe pas 6 minutash, ishte Asensio që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu Aston Villa hedh një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, me Brugge që tashmë duhet të shpresojë te një mrekulli javën e ardhshme në Angli.
REZULTATI:
CLUB BRUGGE 1-3 ASTON VILLA
De Cuyper 12’ / Bailey 3’, Mechele (A.G) 82’, Asensio (P) 88’
GOLI I BAILEY (VIDEO)
GOLI I DE CUYPER (VIDEO)
AUTOGOLI I MECHELE (VIDEO)
GOLI I ASENSIO (VIDEO)
Top Channel