SHBA vë me shpatulla pas murit Zelenskyn, ndërpret ndihmën ushtarake për Ukrainën! Zyrtari: Partnerët…

04/03/2025 07:36

Shtëpia e Bardhë njofton se SHBA do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, kjo pas takimit që nuk shkoi siç duhej në Zyrën ovale mes Trump dhe Zelenskyt.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Gazeta amerikane Bloomberg shkruan se të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që nuk janë aktualisht në Ukrainë do të ndërpriten, duke përfshirë armët në tranzit dhe në depot në Poloni.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta