
Arrestohet një 20-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Po ashtu është proceduar edhe pasagjeri, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”.
Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.
Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë..
Top Channel