
Amber dhe Gerta kanë pasur disa debate me njëra-tjetrën, pas rifutjes së banores në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Në spektaklin e sotëm, Amber tha se Gerta e sheh si kërcënim në shtëpi, e madje se ajo e ka sulmuar. Nga ana tjetër, Gerta u shpreh se ka dashur t’i lërë hapësirë Amberit që ajo të shprehte nëse kishte pakënaqësi ndaj saj.
Amber: Ne nuk kemi pasur shoqëri. Gerta është natyrë vetjake. Unë nuk kam ardhur të duartrokas lojën e Gertës. Më sheh si kërcënim sepse sa jam ulur jashtë pasi hyra sërish, më ka pyetur a jemi shoqe apo jo.
Gerta: Të pyeta sepse kur ike, unë qava për ty sepse të ndjeja shumë afër. Ti ma ke ofruar miqësinë dhe unë e kam pranuar. Ta kam bërë këtë pyetje sepse unë nuk e dija si më ke parë ti jashtë. I hapa rrugë që nëse do më sulmonte ta bënte dhe të ma thoshte nëse kishte diçka.
Amber: Ti ke thënë që unë kam dalë me zarf të zi nga kjo shtëpi. Kjo nuk është e vërtetë. Ti më ke bërë sulme të njëpasnjëshme.
Top Channel