Marrëveshja me PD për koalicion në zgjedhjet e 11 majit, Meta reagon nga burgu: Vota masive e shqiptarëve për ne do të sjellë ndryshimin

04/03/2025 22:20

Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas miratimit të marrëveshjes për hyrjen në koalicionin opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Meta shprehet se çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda dhe jashtë vendit që të japë kontributin e tyre për të dalë fitimtarë në këto zgjedhje sipas tij.

““Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.

U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre.

Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të sjellë Ndryshimin. FITORE!”, shkruan Meta.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta