EMRI/ Elvis Dervishi në kërkim pas operacionit të SPAK, emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufitarit në Sarandë

04/03/2025 14:01

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

Mësohet se shefi i ri është Elvid Shehu, i cili aktualisht mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë Botë.

Më parë ai ka mbajtur pozicione si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë- Botë apo Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta