Champions/ Derbi i parë i Madridit i shkon Realit! “Galaktikët” mundin në shtëpi Atleticon, por çdo gjë mbetet e hapur! Arsenali luan “tenis” me PSV

04/03/2025 22:54

Liga e Kampionëve ka mbyllur katër ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave, me tetë skuadra që zbritën në fushë mbrëmjen e sotme.

Pas takimit mes Club Brugge dhe Aston Villa, radha erdhi për gjashtë ekipet e tjera.

Në “Santiago Bernabeu” u luajtë derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos. Sfida nisi mjaft miër për “Los Blancos”, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4’ me Rodrygon, por në të 32’, Julian Alvarez barazoi me një supergol.

Në minutën e 55’, Brahim Diaz kaloi sërish në avantazh ekipin e Ancelottit, i cili ishte dhe goli i fundit i takimit, me rezultatin që u mbyll 2-1, teksa çdo gjë mbetet e hapur për sfidën e kthimit javën e ardhshme në “Metropolitano”.

Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Arsenali luajti “tenis” me PSV-në në Holandë, duke fituar 1-7 në sfidën e parë, me “Topçinjtë” e Artetës që thuajse siguruan kalimin e tyre për në çerekfinale.

Borussia e Dortmundit nga ana tjetër, barazoi 1-1 në shtëpi me Lille, me fatet e të dyja skuadrave që do të luhen javën e ardhshme në Francë.

REZULTATET:

REAL MADRID 2-1 ATLETICO MADRID

Rodrygo 4’, Diaz 55’ / Alvarez 32’

PSV 1-7 ARSENAL

Lang (P) 43’ / Timber 18’, Nwaneri 21’, Merino 31’, Odegaard 47’, 73’, Trossard 48’, Calafiori 85’

DORTMUND 1-1 LILLE

Adeyemi 22’ / Haraldsson 68’

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta