
04/03 12:10
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjete sociale, teksa ndodhet në Berlin për Panairin e Turizmit.
Teksa komentuesi i konsideroi broçkulla deklaratat e Ramës, ky i fundit i është përgjigjur me ironi. Ndër të tjera i përmend arritjet e Shqipërisë, e cila sipas tij ndodhet në “mes të Panairit të Turizmit”.
Komenti i qytetarit në rrjete sociale: Çfarë flet broçkulla?
Rama: Çfarë broçkullash o xhan. Jemi në panairin më të madh të turizmit në botë. Më parë nuk na afronin as tek dera, as për punë vullnetare. Je zgjuar që në mëngjes të hedhësh helm këtu. Sot jemi në qendër të panairin në zemër me 800 metra katrorë.
Top Channel