Akuzohen për shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim kryetarin dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tropojës

04/03/2025 12:51

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, dhe zëvendëskryetarin e kësaj bashkie, Abedin Kërrnaja, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, më shumë se një herë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bashkia e Tropojës, si institucioni që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve.

Hetimet kanë zbuluar se kryebashkiaku Rexhë Byberi, në bashkëpunim me nënkryetarin Kërrnaja, kanë lejuar hapjen e rrugëve të reja në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar një dëm në vlerën e rreth 280 milionë lekëve.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të:

Rexhë Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shumë se një herë), të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

Abedin Kërrnaja, Zv/Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.“, thuhet në njoftim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta