2025 nis me suficit/ Importet rritën të ardhurat për qeverinë, investimet publike mbetën mbrapa

04/03/2025 15:20

Performanca pozitive e rritjes ekonomike është përkthyer edhe në buxhetin e shtetit këtë fillimvit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 612 milionë euro arritën të ardhurat totale në janar, ndërsa shpenzimet publike performuan në masën e 453 milionë euro.

Është shtimi i konsumit i lidhur kryesisht me sasinë e mallrave të importuara, i cili ka ndikuar më së shumti në rritjen e të ardhurave. Ku TVSH në import arriti në 107 milionë euro ndërsa TVSH e arkëtuar neto në 113 milionë euro.

Më pas rritja e pagave ka ndikuar në më shumë të ardhura nga Tatimi mbi të ardhurat personale në 71 milionë euro. Nga ana tjetër kjo përkthehet edhe në më shumë kontribute shoqërore dhe shëndetësore, edhe si pasojë e reformës antiinformalitet me 163 milionë euro.

Ndërsa shqiptarët vijojnë të konsumojnë më shumë mallra të akcizës, si duhan, alkool, karburant etj, të ardhurat nga ky zë arritën në 49 milionë euro.

Por shpenzimet vijojnë të jenë më të ulëta se raporti me të ardhurat. Në janar 2025 në ekonominë shqiptare u investuan 453 milionë euro.

Të ardhurat mbi shpenzimet kanë bërë që Shqipëria të nis vitin me një sufiçit 159 milionë euro.

Tabela 1

TË ARDHURAT SIPAS ZËRAVE
(Burimi: Ministria e Financave)

TVSH 220 mln euro
TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE 71 mln euro
KONTRIBUTET 163 mln euro

Tabela 2

SHPENZIMET JANAR 2025
(Burimi: Ministria e Financave)
453 mln euro

Tabela 3

SUFIÇITI NË JANAR 2025
(Burimi: Ministria e Financave)
159 milionë euro

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta