“Shqipëria duke u bërë gati të mikpresë gjermanët në Berlin”, Rama ndan videon nga përgatitjet për Panairin e Turizmit

03/03/2025 16:20

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga përgatitjet para nisjes së Panairit të Turizmit në Berlin.

“Shqipëria duke u bërë gati të mikpresë gjermanët në Berlin”, shkruan ai krahas pamjeve.

Sot zhvillohet Panairi më i madh Ndërkombëtar në botë i Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për vitin 2025.

Top Channel