Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek Me kërkesë të SPAK , gjykata la në burg tre zyrtarët e policisë Ervis Alisinanaj shef i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shef i krimeve në Himarës dhe Erdit Harizaj ish efektiv i Operacionales.
Një i katërt i identifikuar si Ervis Dervishi shef kufiri në Sarandë është shpallur në kërkim së bashku me gjashtë persona midis tyre edhe Kristo Qiricin dhe Luiz bala, i njohur edhe si Edmond Sinanaj të cilët përmenden se janë drejtues të dy grupeve kriminale në fushën e narkotrafikut.
Në bisedat e transkriptuara nga SPAK rezulton se të katër zyrtarët e policisë kanë përdorur Sky Ecc. Ata shfaqen duke dhënë informacione për kontrollet policore që duhet të asgjësonin hashashin
Në një rast njëri oficerët në 17 shtator 2020 u shpjegon trafikantëve se si një grup prej nëntë policësh kishte arrestuar Xhino Nebi, të cilin e mësojnë që armën pa leje t’ia lërë kushëririt 15 vjeçar.
Dhe kjo këshillë solli lirimin e menjëhershëm të tij me urdhër të shefit qe fliste në Sky
Nga ana tjetër Kristo Qirici dhe Luiz Bala flasin në Sky për kultivimin e Hashashit jo vetëm në zona të hapura. Ata këshillohen që të të zënë miq në shërbimin sekret, mbasi në raste të mëparshme agjentët sekretë kishin referuar të dhëna në polici mbi parcelat. SPAK thotë se për identifikimin e përdoruesve të Sky i ka ardhur në ndihmë drejtësia franceze dhe greke, ndërsa ka mbledhur edhe prova të tjera që nga aksionet antidroge deri tek ditëlindjen e fëmijëve të të akuzuarve
Dhe jo vetëm kaq, ka bërë pjesë të dosjes bisedën mes një polici qe kërkon ndihmën e Qiricit mbasi i ati ishte prekur nga Covidi dhe për shkak se trafikanti e ngushëllon ditë më vonë, SPAK ka administruar edhe certifikatën e vdekjes të të afërmit.
Top Channel