Nis pezullimi i punësimeve, nga sot ndalohen rekrutimet në çdo ministri, drejtori dhe institucionet e vartësisë

03/03/2025 19:53

Shtesa e miratuar që bashkëshoqëron neni 91 të Kodit Zgjedhor, zgjeron kohëzgjatjen dhe kategoritë e institucioneve që nuk u lejohen të shtojnë punonjësit.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni në një intervistë për Top Channel tregon sesi do të zbatohet ky vendim.

“Për sa i përket ndalimit të rekrutimit për periudhën 11 prill 11 maj, të gjitha institucionet e administratës që janë pjesë e shërbimit civil, çdo ministri çdo specialist, përgjegjës sektori ose drejtor drejtorie procedura pezullohet për periudhën parazgjedhore. Për ato institucione që i rregullojnë marrëdhëniet e tyre mbi bazë. E kodit të punës por dhe shoqërie aksionere që janë nën varësi të ministrive, i gjithë procesi rekrutimit pezullohet nga data 3 mars deri në 11 maj”, tha ministrja e shtetit për administratën publike Adea Pirdeni.

Ndonëse institucionet në nivel qendror janë të përfshira, ministrja zbulon edhe seç do të ndodh me bashkitë.

“Periudha e ndalimit për periudhën parazgjedhore zbatohet nga të gjitha institucionet e administratës publike qoftë nga nivel qendror dhe vendor por ky vkm zbatohet vetëm ndaj institucioneve në nivel qendror”, shtoi ministrja.

Ministrja Pirdeni sqaron se ligji bëhet përjashtues vetëm në raste emergjente.

“Në institucionet e infrastrukturës kritike, në institucione e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në mënyrë përjashtimore mund të zhvillohen procedura rekrutimi por gjithsesi edhe për këto kategori nga data 11 prill s’do të ketë rekrutime”, përfundoi Adea Pirdeni.

Punonjësit e administratës publike kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete zgjedhore sipas dëshirës së tyre, vetëm jashtë orarit zyrtar të punës, pa shprehur preferencat politike vetjake.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta