“Ne e kuptojmë rëndësinë…”/ Zelensky zbut tonet? Presidenti ukrainas: Mirënjohës për të mbështetjen e SHBA-së

03/03/2025 08:56

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shfrytëzuar rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara. Nuk ka pasur asnjë ditë që Ukraina të mos jetë ndjerë mirënjohëse, për ruajtjen e pavarësisë sonë. “, reagoi Zelensky në “X”.

Ai gjithashtu vë në dukje se ndihma nga partnerët e tij ndërkombëtarë është gjithashtu “për sigurinë e tyre” dhe se “garancitë e sigurisë janë çelësi” për paqen e qëndrueshme.

Ky reagim vjen disa ditë pas shkëmbimit të nxehtë midis Zelensky dhe presidentit amerikan në Zyrën Ovale, ku Trump dhe zëvendëspresidenti i tij i thanë Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake dhe politike të SHBA.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta