Macron foli për një pakt me Londrën për Ukrainën, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë: Nuk kemi marrëveshje, SHBA aleati ynë kyç

03/03/2025 11:51

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar thotë se “asnjë marrëveshje” nuk është bërë mes Francës dhe Britanisë për propozimin e një armëpushimi njëmujor në Ukrainë, që është raportuar. 

I pyetur për këtë plan, për të cilin Macron foli për një gazetë franceze të dielën, Luke Pollard i tha BBC Breakfast: “Ky nuk është një plan që e njohim aktualisht.”

Ai shtoi se “një numër opsionesh të ndryshme” po diskutohen “privatisht”.

Pollard theksoi se ajo që ka rëndësi është ndërtimi i një plani që sjell paqe të qëndrueshme “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjithashtu, ai tha për BBC Breakfast se SHBA është “një aleat kyç” dhe se do të “mbështesë Mbretërinë e Bashkuar”, duke përmendur “marrëdhënien e thellë të mbrojtjes” mes dy vendeve.

Kjo deklaratë vjen pasi Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti një samit me liderët evropianë për të diskutuar arritjen e paqes në Ukrainë, vetëm dy ditë pas vizitës dramatike të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington DC.

Top Channel