“Lidhjet i kam me shtet”, policët informonin trafikantët për aksionet antidrogë, bisedat në Sky Ecc: Dëm 1.7 milionë euro, do veprojmë jashtë

03/03/2025 11:36

Në dosjen e SPAK, ku janë administruar jo vetëm biseda në të cilat një trafikant tregon i shqetësuar “se kam investuar 250 dhe do fitoj 650 mijë euro” dhe sipas tij po humbiste shumë, “megjithëse lidhjet i kam me shtet”.

Trafikanti shkruan se herë tjetër do veprohet jashtë vendit duke kujtuar dëmin qe i është bërë prej 1.7 milionë euro pasi iu bllokua në Greqi.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, oficerët e arrestuar dhe një tjetër në kërkim ndihmonin për dhënien e informacionit për aksionet antidrogë.

Ndërkohë që në listën e të kërkuarve që jetojnë jashtë dhe janë në kërkim nga SPAK veço  Kristo  Qiricit janë edhe Benci Toska, Shkëlqen Kraja, Xhino Nebi, Luic Bala.

Dy kryesorët nga hetimi i deritanishëm janë Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, ndërsa në bisedat e Sky Ecc nga të dyshuarit përmenden edhe emra të tjerë oficerësh të policisë si dhe zyrtarë.

Top Channel