“Kemi qenë Koreja e Veriut në Evropë”, Rama batuta nga Berlini: Në aeroport kishte një berberhane dhe turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse…

03/03/2025 10:35

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka qenë si Koreja e Veriut e Evropës. Po ashtu nuk munguan as batutat, ku tha se vite më parë ‘në aeroport ka pasur një berberhane dhe turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse nuk kalonin nga berberi njëherë’.

Rama u ndal dhe te zhvillimi i turizmit, ku tha se vendi ynë mbetet në treshen kryesore në kartën e Organizatës Botërore të Turizmit për rritjen me të shpejtë, krah Katarit dhe Arabisë Saudite.

Sigurisht është kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të madhe të shtypit në gjermani BILD de, që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikujt jo fort të këndshëm duke thënë, pra BILD shkruan që Shqipëria nuk është më një destinacion të njohur, por pritet të bëhet një cep i nxehtë për ata që duan diellin dhe plazhin në 2025-ën, por ka dhe më shumë se kaq. Bazuar në kartën e turizmit të kombeve të bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi më me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe po kështu kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë deri më tani.

Ndërkohë që shohim më në fund dhe turistët gjermanë që po vijnë. Disa vjet më parë dikush më tha se dita kur turist gjerman do të vijnë në Shqipëri do të jetë momenti kur progresi juaj do të jetë i pakthyeshëm. I thashë: po si është e mundur? Më tha sepse turistët gjerman janë ata më kokëfortët, së pari të kuptojnë se ku po shkojnë, që nuk më çudit sepse e di si funksionojnë gjermanët. Por pastaj në momentin që vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi shumë-shumë e fortë e ndryshimit. Praktikisht jemi shumë të lumtur të shohim shifrat e rritjes të ardhjes së turistëve gjerman. Nga rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Sigurisht ne jemi mjaft ambicioz për të marrë gjithmonë e më shumë turistë gjermanë. Nga ana tjetër, dua t’ju se ndërkohë, vizitorët ndërkombëtarë shpenzuan një total prej 4.5 miliardë dollarësh në Shqipëri gjatë vitit 2023, dhe kjo shifër arriti në 4.8 miliardë dollarë në vitin 2024, në një vend i cili ka një PPB prej 25 miliardësh. Ju e dini shumë mirë se çfarë nënkupton kjo shifër.

Megjithatë nuk dua t’ju marr shumë kohë me këtë fjalë, duke qenë se ma merr mendja që duhet të ketë dhe pyetje përgjigje më pas. Nuk dua kështu që të ngatërrohem me orën gjermane që është shumë e vështirë të integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit. Kështu që, po përpiqem që të jem mikpritës sa më mirë i mundshëm këtu në Berlin. Po të ishim në Shqipëri do t’ju mbaja me orë të tëra të dëgjonit çfarë kisha për të thënë por këtu është tjetër histori. Po kështu duke pasur parasysh momentin që po kaloni në këtë vend nuk është ide e mirë që t’ju bësh më shumë nervoz. Kështu po ndalem këtu duke ju dhënë një shifër shumë të thjeshtë për t’ju bërë që të kuptoni se prej nga vijmë. Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës gjatë jetës tonë. Ishim tashmë të rritur kur aeroporti ynë kishte pak mijëra udhëtarë në vit. Dhe të gjithë këta pak mijëra udhëtarë duhet të ishin marksistë leninistë që të hynin në vendin tonë dhe po flas deri në 1990. Nga cepi ynë i botës DDR nuk ishte një vend komunist por faqja tjetër e medaljes.

Ne ishim tërësisht të izoluar nga e gjithë Europa, perëndimi e lindja. Por duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në Europën komuniste nuk e kishte kaluar, lidhjet me kinezet, revolucionin kulturore. Ne në Shqipëri nuk mund të mbanim mjekër. Në aeroport kishte një berberhane kështu që turistet që kishin mjekër dhe meqë ra fjala ishin marksistë leninistë, nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi një herë dhe nuk po tallem. Kështu që Karl Marks vetë nuk mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa hequr mjekrën së pari. Sot shifra jonë e fundit nga 2024-ta është 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar përmes aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar shifrat e Beogradit që ka qenë aeroporti më i madh tipik në rajon në Ballkan, në numër udhëtaresh për vitin e tretë me radhë dhe për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në kartën e Organizatën Botërore të Turizmit së bashku më Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë, por ne nuk kishim as kupën botërore dhe natyrisht as Mekën. Kështu që po t’i përjashtojmë të dy faktorët, unë besoj që ne jemi siç ka qenë një herë Gjermania në kupën e botës, të parët. Faleminderit dhe pres me padurim t’i përgjigjem pyetjeve që keni.“, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta