I preferuari i Cardinales dhe Ibrahimovic, Igli Tare një hap larg Milanit, do të ketë në dorë dhe të ardhmen e trajnerit

03/03/2025 21:14

Igli Tare është gjithnjë e më afër marrjes së rolit të drejtorit të ri sportiv të Milanit.

Sipas rrjedhjeve, pas takimeve të zhvilluara të premten në Londër me Cardinale dhe Ibrahimovic, ish-drejtori i Lazios është tashmë në pole-position për të qenë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve.

Nëse zgjedhja e Tares do të konfirmohet përfundimisht në orët në vijim, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyve, edhe Moncada do të qëndrojë te kuqezinjtë bashkë me menaxherin shqiptar.

Pasi u takuan me Andrea Bertën dhe Fabio Paraticin dhe dëgjoi pozicionet dhe idetë e tyre, drejtuesit e Milanit kanë vendosur të fokusohen më shumë tek ish-kapiteni i Kombëtares për t’i dhënë skuadrës një pikë referimi eksperte dhe të përgatitur, shkruan Sportmediaset.

Nëse Tare do të zgjidhet drejtori i ardhshëm sportiv, atëherë Cardinale dhe Ibrahimovic do t’i lënë në dorë ekipin në verë, duke nisur që nga zgjedhja e trajnerit, nëse do të vazhdojë të jetë Conceição, ose do të tërheqë një mes Sarrit, Fabregas ose De Zerbit.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta