Aksident në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, makina përplas për vdekje këmbësorin
03/03/2025 14:04
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në autostradën “Lezhë- Fushë Krujë”.
Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë. Sipas uniformave blu, viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale R.T., 66 vjeç, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel