Eleonora Giorgi ka vdekur. Protagonistja e disa prej komedive të paharrueshme ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare nga kanceri i pankreasit.

E lindur në Romë më 21 tetor 1953, ajo ishte një nga aktoret më ikonike të kinemasë italiane. Vajza e një nëne hungareze dhe një babai romak, ajo filloi karrierën e saj në vitet 1970.

Ajo bëri debutimin e saj si personazhe në filmin Roma të Federico Fellinit, por roli i saj i parë kryesor erdhi në vitin 1973 me Storia di una Monaca di Clausura, një film erotik-konvencional i drejtuar nga Domenico Paolella, ku ajo luajti së bashku me Catherine Spaak. Ky film shënoi fillimin e një sërë rolesh në filma erotikë, përfshirë Appassionata, në vitin 1974, ku ajo luajti me Ornella Mutin, e cila u bë një mikeshë e saj e ngushtë.

Në vitet 1970 ajo filloi të diversifikonte rolet e saj, duke u shfaqur në filma dramatikë si L’Agnese va a morire (1976) dhe Cuore di cane (1976). Ajo gjithashtu ishte pjesë e Dimenticare Venezia, një film i nominuar për Oscar si filmi më i mirë i huaj.

Vitet 1980 ishin një periudhë e suksesit të madh për Eleonora Giorgi, e cila luajti në komedi të shumta të suksesshme, shpesh të çiftuara me aktorë të famshëm. Në vitet 2000 ajo vazhdoi të punonte në film dhe televizion, duke u shfaqur në emisione të ndryshme dhe talk show.

Në vitin 1979, Eleonora Giorgi u martua me botuesin Angelo Rizzoli dhe nga dashuria e tyre lindi Andrea.  Megjithatë, martesa e tyre u vu në provë nga skandalet financiare që përfshinin bashkëshortin e saj, duke e çuar çiftin të ndahej në vitin 1984.

Më vonë, aktorja pati një lidhje me aktorin Massimo Ciavarro, me të cilin ajo pati dhe djalin e saj të dytë, Paolo. Edhe pse lidhja e tyre mori fund, Eleonora dhe Massimo kanë ruajtur gjithmonë një marrëdhënie respekti dhe miqësie.

Që nga vitin 2007, ajo ishte e fejuar me shkrimtarin Andrea De Carlo.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta