Rikthehet “Portokalli”! Spektakli më i dashur i humorit çel sezonin këtë të diel në orën 21:00 në Top Channel

02/03/2025 13:45

Spektakli më i dashur i humorit çel sezonin e 43-të në Top Channel, nën moderimin e Salsano Rrapit, Kiara Titos dhe Nevina Shtyllës.

Prej 22 vitesh, Portokalli është bërë pjesë e familjeve shqiptare, duke dhuruar argëtim e të qeshura me mbi 30 mijë skeçet e përgatitura me përkushtim nga artistët.

Familja Astari – Ne jemi familja Astari dhe jemi shumë të lumtur që po fillon sezoni i ri i Portokalli në Top Channel

Teksa Big Brother VIP është në kulmin e edicionit të katërt, konkurrentët që kanë bërë bujë dhe kanë fituar mbështetjen e publikut, do të vijnë në skenën e humorit në mënyrën më të veçantë, falë imitimeve të aktorëve më të mirë në vend.

Gaz Paja – Sapo dolëm nga ‘Big Brother’ me rolin e Gjestit, ka shkuar shumë mirë. Janë fantastikë të gjithë personazhet

Cubi – Sezoni i tretë sapo ka filluar dhe ndoshta është herët për të fituar sigurinë e personazheve, por reagimi i publikut ka qenë fantastik. I kanë pritur personazhet në mënyrë fantastike. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme.

Përmes ironisë therëse deri te sarkazma, trupa e Portokallisë trajton politikën në vend dhe problematikat sociale.

Juxhin Plovishti – Numri ynë është si kopsht zoologjik…

Dy policët – Kjo ka thyer ligjin, por nuk e tregojmë do e lemë surprizë

Nga prapaskenat e premierës që transmetohet këtë të diel në orën 21:00, aktorët zbulojnë disa surpriza.

Deivis Myslymi – Do ketë të ftuar specialë si gjithmonë. Braçja ka ndryshuar tani se do të ketë dhe shërbim delivery.

Visjan Ukcenaj – Unë do të kem Dajën dhe nipin, Minioni do të jetë prezent në pothuajse çdo puntatë dhe herë pas here nuk mungon legjenda, North King.

Krahas moderimit, Kiara dhe Nevina presin duartrokitjet e publikut për rolet e reja që do të sjellin në skenë.

Kiara Tito – Të gjitha rolet që kam bërë, i kam ndjerë në lëkurën time. Këtë sezon do të sjell disa gjëra interesante

Nevina Shtylla – Do mundohem të imitoj dikë

Teatri i Top Channel bën bashkë aktorët e disa gjeneratave, teksa nuk ndalet së ofruari karaktere të reja.

Salsano Rrapi – Gjithmonë Portokallia ka pasur këtë derë të hapur për aktorët e rinj dhe të gjithë kanë funksionuar si të ishin me eksperiencë në këtë program. Janë ata që freskojë programin. Ne pa të rinjtë nuk bëjmë dot, siç nuk bëjnë dot ata pa ne.

Risi këtë sezon është janë dhe shfaqjet “live”, çdo në mërkurë në orë 19:00.

Marin Orhanasi – Biletat për të parë spektaklin më madhështor që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, i gjeni te Top Channel për të shijuar ditën e mërkurë çdo shfaqje dhe sipërfaqje timen dhe të gjithë stafit të mrekullueshëm të Top Channel.

Ledio Lako – Po ju them një gjë dhe keni për ta mbajt mend, ora 19:00 i bie ora 7 pasdite.

Me të gjitha biletat e shitura, salla gëloi nga të qeshurat e publikut, që rrëfejnë emocionet e spektaklit live.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA