
Kryeministri Edi Rama foli përpara shqiptarëve në Greqi, në kuadër të Panairit të Punës, që u mbajt për herë të parë jashtë kufijve.
Ai vuri theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në bashkimin Europian, teksa shtoi se nuk negociojnë me asnjë palë që nuk respekton shtetin shqiptar.
Rama shtoi se do të bëhemi të barabartë me vendet e tjera, ndërsa puna për anëtarësim do të vijojë.
“Puna jonë është një mision, nuk është si gjithë të tjera. Kush e merr përsipër duhet të durojë kostot… Ajo që nuk do harrohet kurrë dhe do shënjohet në histori është që ne ngritëm për herë të dytë flamurin kombëtar, atje ku na kanë parë nga lart-poshtë.
Ne do të bëhemi plotësisht të barabartë. Ju siguroj që me të vërtetë më e mira për shqiptarët është të ecim para. Deri dje e kishin të tjerët fatin tonë në dorë, tani e kemi ne. E kanë kuptuar që e kemi seriozisht dhe me ne ka një kusht që nuk e negociojmë, mund të jenë më të pasur dhe më të zhvilluar, por me ne një gjë nuk negociohet, respekt për respekt.
Japim respekt duam respekt, ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje, aty ku mungon respekti. Na duhet flamuri atje dhe ti vëmë vulën kësaj historie me marrjen e statusit si anëtar i BE-së”, deklaroi Rama.
Top Channel