Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, të kenë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në fillim të kësaj jave në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.

Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, tha se ai foli të premten me patologun nga zyra e hetuesit mjekësor në New Mexico , i cili tha se si Hackman ashtu edhe Arakawa rezultuan negativë për monoksid karboni.

Aktiviteti i fundit i regjistruar në stimuluesin kardiak të Hackman ishte më 17 shkurt. Mendoza tha se ishte një “supozim i mirë” që ishte dhe dita e fundit e jetës së aktorit.

Zyrtarët kishin thënë më herët të premten se autopsitë fillestare kishin gjetur se aktori dhe gruaja e tij nuk pësuan asnjë traumë të jashtme.

Kjo do të thotë se misteri mbi vdekjen e çiftit mbetet pa përgjigje.

Aktori fitues i çmimit Oscar, i cili shkëlqeu në botën e kinemasë për më shumë se 60 vjet, dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në rrethana të dyshimta. Punëtorët e mirëmbajtjes gjetën trupat e çiftit në shtëpinë e tyre të mërkurën, së bashku me një nga tre qentë e tyre bariu gjermanë.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se rezultatet e plota të autopsisë mund të vijnë vetëm pas disa javësh.

Vdekjet e zbuluara papritur kanë habitur fansat e filmave në mbarë botën dhe kanë dërguar valë tronditëse në Hollywood dhe New Mexico, ku çifti ka jetuar për dekada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA