Theu rregullat e Big Brother dhe mori zarf të zi pasi kapërceu murin, lexohet vendimi për Gjestin!
01/03/2025 23:36
Pas thyerjes së rregullave të Big Brother nga Gjesti, i cili kapërceu murin rrethues, po ashtu të monitoruar nga kamera, banori ka marrë zarf të zi.
Në spektaklin e sotëm është lexuar vendimi.
Vëllai i Madh njofton Gjestin se si pasojë, çmimi i madh për të nëse e fiton këtë garë, do të përgjysmohet dhe do të jetë 50 mijë euro.
Më pas ai u pyet nëse do apo jo të vazhdojë lojën, dhe Gjesti pranoi duke thënë se nuk e bën për para, por për dashurinë e publikut.
Top Channel