“S’duhet vetëm fitore numerike, por triumf”/ Rama në Kamëz: 1000 vetë po merren me negociatat për anëtarësim në BE, s’mund të ketë ndërprerje

01/03/2025 12:01

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon këtë të diel një takim me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10.

Në fjalën e tij, ai kërkoi votën në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, me synimin që jo vetëm të fitojë, por të ketë shumicën dërrmuese në Kuvend, për të vijuar, sikurse tha ai, negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Në 11 Maj, nuk duhet një fitore numerike, por duhet një triumf. Në 11 Maj, duhet të mendoni Shqipërinë në procesin e negociatave. Janë 1000 vetë që bëjnë negociatat. 40 persona merrem me ikje ardhje Tiranë-Bruksel. Gjithë kjo makineri që është ngritur dhe ajo gatishmëri nga ana tjetër, nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje. Futja në BE i jep sovranitetit tre vlera të sigurta dhe të garantuara njëherë e mirë, lirinë ind, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike. Këto të treja nuk t’i garanton askush përveç asaj familjeje”.

Kush hyn në familjen europiane, bëhet më i rëndësishëm, vijoi Rama.

“Sepse në atë familje shtetet më të zhvilluara mbështesin shtetet më pak të zhvilluara, shtetet më të pasura mbështesin shtetet më pak të pasura dhe ata që hyjnë të rinj hyjnë në kategorinë e përfituesve, ata që janë më të vjetrit aty, janë kontribuuesit, njësoj si në çdo familje ku më të mëdhenjtë kujdesen për më të vegjlit. Këtë panoramë, që unë po ju shpjegoj, e cila deri dje do të tingëllonte si një përrallë dhe për të cilën deri dje ëndërronim e kemi në dorën tonë, njësoj siç kemi në dorën tonë të ndezim dhe të fikim dritën kur hyjmë në shtëpi ose kur dalim nga shtëpia, njësoj kemi në dorën tonë këtë tani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA