“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama publikon pamjet nga përgatitja e skenës për takimin me shqiptarët në Athinë

01/03/2025 20:45

Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës, me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama ka ndarë momente nga përgatitja e skenës në Technopolis, Athinë.

“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, do të jetë ky mesazhi që do të shoqërojë këtë takim, ndërsa më herët Rama tha se do tu bëjë thirrje shqiptarëve që të kthehen në atdhe dhe të punojnë me kontrata pune, rroga dinjitoze dhe taksa më të ulëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA