Takimi me shqiptarët në Athinë, Rama mesazh: Shqipëria u kërkon të kthehen në atdhe, me kontrata pune, paga të mira e taksa të ulëta

01/03/2025 18:30

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur sot drejt Greqisë, aty ku paraditen e nesërme do të mbajë një takim me shqiptarët në Panairin e Punës në Athinë.

Në një video të bërë publike në Facebook, Rama shprehet se nesër në Athinë “do të shkojë” Shqipëria që për herë të parë ka mundësinë që t’u thotë emigrantëve shqiptarë që të kthehen në vendin e tyre, ku tashmë u jepet mundësia për kontrata pune me paga të mira dhe taksa të ulëta.

“Rrugës për Greqi sot, nesër në Panairin e Punës në Athinë. Dje shqiptarët shkuan për të gjetur një punë matan kufirit, nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për t’u treguar për punët që mund të gjejnë këtej kufirit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ‘ejani, kam punë për ju, me paga të arsyeshme dhe me taksa të ulëta’.

Eja dhe kaloni të shihemi dhe të llafosemi nesër më sipërmarrës të fushave të ndryshme, për t’ju njohur nga afër për mundësitë dhe kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj gjykoni vetëm me qetësi dhe si të jetë më mirë për ju”, shprehet Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA