
Ky është një akt shprese për të gjithë shqiptarët, tha kryedemokrati Sali Berisha, pasi votoi për Primaret në Partinë Demokratike.
Kjo është një ditë e rëndësishme për PD-në dhe për pluralizmin politik në Shqipëri, tha Berisha.
“PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje”, tha kreu i PD-së.
I pyetur nëse e pati të lehtë ta bënte zgjedhjen e tij, Berisha u përgjigj: “Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin”.
Procesi i Pimareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 12:00 votuan 3.936 qytetarë. Në vend të dytë renditet Korça, ku 2.033 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Shkodra me 2.033 votues.
Top Channel