Një debat i fortë ka shpërthyer mes G Banit dhe Gjestit në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Tensionet nisën gjatë një diskutimi lidhur me rikthimin në lojë, por shpejt u intensifikuan dhe u shoqëruan me akuza dhe fyerje personale.

Gjithçka nisi kur G Bani iu drejtua Gjestit, duke thënë:

S’ma ka ndie nëse do të më kishe zgjedhur apo jo.

Më pas, ai e kritikoi ashpër kundërshtarin, duke e quajtur:

Ti nuk ke lidhje me VIP, nuk je në nivelin e kësaj loje.

Gjesti reagoi me ironi, duke thënë:

Unë jam palaço, unë jam lop.

G Bani iu përgjigj menjëherë, duke thënë:

Jo, ti je lopçar, se je një person që s’merr përsipër asgjë pozitive. E ke shpirtin e keq.

Debati u përshkallëzua edhe më tej, kur G Bani akuzoi Gjestin për trajtimin e vajzave brenda shtëpisë, duke përmendur disa emra dhe duke theksuar se ai kishte sjellë një sjellje jo të duhur ndaj disa personazheve të tjerë.

Publiku tashmë është kureshtar për të parë se çfarë do të ndodhë më tej gjatë spektaklit të sotëm./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA